Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Ish kreu i policisë bëhet pjesë e qeverisë, ja posti që merr

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka marrë një post të rëndësishëm në kabinetin e Qeverisë “Rama 3”. Mësohet se ai është emëruar sot zv.ministër i Infrastrukturës, në ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku.

Përfshirja e tij në strukturat e tjera të Shtetit pas dorëheqjes nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pritej, pasi vetë kryeministri Rama ishte shprehur se Ardi Veliu “ka akoma për të dhënë”. Vendimi postin e ri që ai do të mbajë është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Tashmë pritet që Qeveria të njoftojë dhe zyrtarisht emërimin e Ardi Veliut në postin e ri qeveritar.  

Ky i fundit dha dorëheqjen një muaj më parë, si një nevojë e Qeverisë për t’i dhënë një impuls të ri Policisë së Shtetit, pas disa ngjarjeve të fundit kriminale që kishtin tronditur vendin, nga veriu në jug. Në vend të tij Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u emërua Gledis Nano.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button