Aktualitet

Reshje shiu dhe bore në këto zona të territorit shqiptar, si pritet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në qendër të rajonit të Mesdheut do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë.

Për pasojë: deri në mesditë moti do paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në veri dhe Jug POR intervale me kthjellime do ketë në qendër. Pasditja dhe orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje në të gjithë vendin ku gjatë natës reshjet herë pas here bëhen mesatare.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19 °C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h Jugor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button