Aktualitet

Rikthehet moti i keq dhe reshjet e shiut, parashikimi i sinoptikanëve për sot

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pothuajse të gjithë vendin tonë. Pritet që reshjet më të fokusuara reshjet të jenë në Veri të Shqipërisë, ndërsa në zonat Qëndrore dhe Jugore reshjet do të jenë në sasira më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR do ulen ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Era do fryjë e mesatare dhe fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë i gjithi në dominimin e masave ajërore të paqëndrueshme, KU do të sjellin reshje dëbore në Europën Lindore dhe në Skandinavi. Po ashtu Europa Qëndrore dhe Jugore do të jenë me reshje shiu dhe shiu. Ndërsa me kthjellime dhe vranësirave të pakta do të jetë Gadishullin Iberik.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat do të herë pas here do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu. Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë deri në orët e pasdites në dominimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Ndërsa orët vijuese parashikohet që kushtet atmosferike të përmirësohen duke larguar gradualisht shirat nga vendi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button