Aktualitet

Tronditet që në mëngjes Vlora, tritol makinës në zonën e lagjes Pavarësia (FOTO)

Një sasi e dyshuar si tritol është vendosur pranë një automjeti në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia në zonën ku ndodhet kanali, pak metra Lungomares. Sipas burime të VloraNews zhurma ishte aq e madhe rreth orës 2 e 55 të natës , sa u duk sikur u hodh në erë tër lagjia. Po sic shikohet nga pamjet ditën e sotme ka shpërthyer një pakinë e bardhë me tritol .Po ashtu bëhet e ditur se policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet, ndërsa në zonë është vendosur dhe perimetri i sigurisë.

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button