Aktualitet

Berisha nga Lazarati sulmon Ramën: Goditi egërsisht fshatin në vitin 2014

Pas shumë vitesh, Sali Berisha është rikthyer në Lazarat, fshatin bastion të PD në jug të vendit. 

Në qendër të fshatit, pritja ishte shume entuziaste.  Ish-kryeministri Berisha, në kohën e të cilit ky fshat ishte kryeqendra e kanabisit, i quajti lazaratasit si njerëz fisnikë, atdhetarë, të mençur e punëtorë të cilët u sulmuan egërsisht nga qeveria ne vitin 2014.

“I them Edi Ramës, Lazarati është këtu dhe nuk ka forcë në botë që mund ta shpërbëjë Lazaratin. Lazarati u përpoq ta shpërbëjë diktatura mizore e etërve të tu, por ata përfunduan në koshin e plehrave të historisë ndërsa Lazarati mbeti bastion i lirisë, i burrave dhe grave të lirë e krenarë për karakterin e tyre. Prandaj, ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit do të marrë përgjigjen e merituar. Në zgjedhjet e ardhshme, do të marrë përgjigjen e merituar në të gjithë Shqipërinë”, tha Berisha.

Më pas, Berisha bashkëbisedoi dhe dëgjoi shqetësimet e banorëve të Lazaratit:

“Një grua që thotë se burrin e ka në burg dhe se në fshat janë dhënë 500 vite dënim me burg”.

Banorët i referohen dënimeve të dhëna pas aksionit të policisë në Lazarat ne vitin  2014, fshatin që ishte kthyer ne një oaz të rritjes së kanabisit prej vitesh. Gjatë operacionit mbeti i vrarë edhe një punonjës policie dhe u arrestuan grupi i personave që u përgjigj me armë kundër forcave të rendit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button