Shëndeti
Covid-19/ OBSH jep një lajm të mirë dhe një paralajmërim

BE-ja po përgatit disa udhëzime të reja për Krishtlindje, për të shmangur ardhjen e një vale të tretë të Covid-19. Ekspertët e shëndetit po rekomandojnë që të mos lejohet kremtimi i meshave në kisha, për Krishtlindje dhe në veçanti të shmangen ceremonitë fetare me tubime të mëdha.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit tha se, javën e kaluar u vu re një rënie e infeksioneve, por nuk duhet të ulet vigjilenca.
“Javën e kaluar u pa rënia e parë e infeksioneve të reja globalisht, që nga shtatori. Ky është një lajm i mirë, por duhet të interpretohet me shumë kujdes.”- tha OBSH-ja.




