Art

Agron Llakaj poston foton e bashkëshortes dhe rrëqeth me postimin e tij

Agron Llakaj fitoi disa javë më parë betejën me Covid-19, së bashku me bashkëshorten e tij, Kostandinën.Aktori rrëfeu se sëmundja kishte qenë relativisht e moderuar për ta dhe se ja dolën mbanë falë mjekëve e kujdesit të vajzës së tyre, Alkidës.Ndërkohë ditën e sotme Llakaj i ka bërë një dedikim mjaft romantik bashkëshortes së tij për 60-vjetorin e saj. Agroni ka publikuar në Instagram një foto me bashkëshorten, ku të dy shfaqen përkrah nipave e mbesës së tyre. Aktori i humorit është shprehur se këtë vit ata nuk munden të festojnë ditëlindjen e Kostandinës siç duhet, por ndihen plot duke pasur njëri-tjetrin pranë.“E si mund te filloj Dhjetori ndryshe?! Ne ditelindjen tende shume urime zemre,e dashur Kostandina ! Per buqete zgjodha kete foto ,kane gjithe freskine dhe bukurine e luleve me arome biri…,Adea,Teos dhe Brus . Gezofsh dhe per 100 ! Nuk festojme dot sic do deshironim…,por do pime dolli zemre e dashurie…,le te dehemi ! Gezuar Kostandina 60 vjetorin!”, shkruan Llakaj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button