Aktualitet

Tërmeti në Turqi dhe Siri, reagon Rama: Do të dërgojmë një grup kërkim-shpëtimi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë në orët e para të së hënës.

Ai shpreh ngushëllime për familjet e prekura, ndërsa bën të ditur se Shqipëria do të dërgojë një grup kërkim-shpëtimi.

Reagimi në Twitter:

I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button