Aktualitet

Shijak: Elton Arbana: Vetëm përpara me vizionin për ta zhvilluar Shijakun ashtu si e meriton.

Elton Arbana: Vetëm përpara me vizionin për ta zhvilluar Shijakun ashtu si e meriton.

Në përfundim të mandatit të parë si kryetar i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana gjatë takimit me banorët e qytetit shpreh vizionin e tij për 4 vitet e ardhshme.

Ai shprehet:” Nisim një rrugëtim të ri që do të na çojë drejt fitores së 14 Majit.

Mandati i parë si kryetar i bashkisë së Shijakut më ka mësuar shumë gjëra.
Kam mësuar se si mund të përballohen sfidat, edhe ato më të paparashikuarat dhe të vështirat.
Kam mësuar se si të mbërrijmë te njerëzit, se si të krijojmë mundësitë që ato të shprehin shqetësimet e tyre, se si të japin mendimet se çfarë mund të bëjmë më mirë për Shijakun.
Kam mësuar se ne nuk jemi vetëm, por kemi mbështetjen e Kryeministrit Rama që ka bërë maksimumin për qytetin e Shijakut dhe për këtë jemi të gjithë falenderues.

Kam mësuar mos të kem kurrë paragjykim politik ndaj asnjë banori të Shijakut për t’i zgjidhur një problematikë. Në këtë pikë kam qënë i hapur me këdo, për ta dëgjuar dhe për ta ndihmuar.

Kemi bërë shumë për Shijakun. Kemi ndryshuar jo vetëm fasadën, por gjithë zhvillimin e qytetit.

A mund të bëjmë më shumë? Patjetër që po! Kemi akoma shumë punë përpara, të vazhdojmë me këtë vizion për ta ndriçuar Shijakun në çdo drejtim, ashtu siç e meriton të bëhet, për hir të sakrificës së prindërve tanë, për hir të përpjekjeve për të ardhmen e fëmijëve tanë.
14 Maj, Vetëm përpara!”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button