Aktualitet

VORË: Fitër Bajrami, besimtarët falin namazin në sheshin e “Xhamisë “në Vorë

Pas një muaji të bekuar të Ramazanit, sot besimtarët myslimanë kudo në botë festojnë Fiter Bajramin. 

Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mbi 1000 besimtarë nga Vora dhe zonat përreth, kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin e Xhamisë ”, Vorë nën drejtimin e imamit të Xhamisë Vorë Vladimir Kera

Myftiu Bajtjar Këllezi ,Hafiz Agim Shehu

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi.

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të imamit të Xhamise Vorë, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button