Aktualitet

Rama takim me Vuçiç krah Von der Leyen: Duhet t’i jepet fund absurdit kërcënues në Kosovë!

Në samitin që po mbahet në Moldavi, vijojnë bisedimet e ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku e pranishme është edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe diplomatë të tjerë.

Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit “Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë“-shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button