Aktualitet

Ikën Adrian Çela, ministrja Balluku prezanton administratorin e ri të OSHEE

Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Lajmin e ka konfirmuar ministrja Belinda Balluku, e cila këtë të premte ka bërë dhe prezantimin e Karakaçi.

“Këtë takim e kam kërkuar si fillim për të prezantuar administratorin e ri të OSHEE-së Enea Karakaçi që mendoj se zgjedhja e tij në këtë pozicion tregon që vëmendja qëndron si zakonisht me OSHEE. KESH ka një rëndësi të veçantë në prodhimin dhe në menaxhimin, nuk do të ketë ndërprerje sa i përket investimeve pra OST do të ketë mbështetje, por OSHEE është një nga pikat kyç pasi janë ato që përballen me klientin.

Jeni një nga ndërmarrjet që jeni për tu marrë shembull sa i përket përafrimit të plotësimit të kërkesave me BE dhe kjo gjë konsiston me ndarjen e kompanive që dhe pse funksionojnë sit ë pavarura qëndrojnë nën strehën e OSHEE. Duke nisur nga kriza e 2022 e duke vijuar me sfidat duhet thënë se OSHEE, OSSH, FTL dhe FSHU kanë nevojë për një riorganizim të fuqishëm, për një frymëmarrje dhe ritëm të re dhe mendoj se Enea, Me Tonin e bashkë me të tjerët do ja dalin me sukses”, u shpreh ministrja Balluku.

Enea Karakaçi zëvendëson në këtë post Adrian Çelën, i cili pak kohë më parë ka mbyllur zyrtarisht mandatin në krye të OSHEE.

https://fb.watch/lWbDj_sfOt/?mibextid=qC1gEa

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës u shpreh se  që në nisje të këtij sezoni veror ka një fluks të lartë turistësh dhe të gjitha institucionet janë në gatishmëri për të marrë masa e për të rregulluar në kohë çdo defekt.

“Kemi një fluks të turizmit, ka zona dhe qytete kryesisht bregdetare, nga Velipoja deri poshtë në Ksamil që bëhen mikpritës të shumëfishit të banorëve këto ditë. Dhe oponenti tjetër që po përballemi këto ditë dhe deri në fund të verës janë temperaturat e larta. Kemi pasur probleme me këtë por gjej rastin të falenderoj grupet e OST që kanë marrë masat për të bërë rregullimin sa më të shpejt dhe ndërprerjet e energjisë të jenë sa më të shkurta”, përmbylli ministrja Belinda Balluku.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button