Aktualitet

Zjarrvëniet e qëllimshme/ Balla: Dënim maksimal për autorët, në kërkim disa persona

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka ndjekur nga afër situatën e zjarreve në Lushnje.

Balla deklaroi se zjarrvënia e qëllimshme është një vepër e rëndë penale, duke shtuar se Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim disa persona të dyshuar.

“Zjarrvënia është vepër e rëndë penale! Policia e Shtetit ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim shumë persona të përfshirë në zjarrvënie. Të gjitha rastet janë referuar në prokurori! Dënim ekzemplar për këdo që përfshihet në zjarrvënie”, ka thënë Balla.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button