Aktualitet

“Qetësohen” tregjet e naftës: Çmimi ulet sërish, zbret në 80 dollarë për fuçi. Vetëm në Shqipëri nuk ‘lëviz’

Çmimet e naftës u ulën përsëri këtë fillim jave duke zbritur në 80 dollarë për fucci, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të OPEC që do të mbahet me 30 nëntor. Analistët shprehen se tregjet po stabilizohen po ashtu edhe prej zbutjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, pas një armëpushimi në Gaza dhe shkëmbimit të pengjeve

Çmimet e naftës shënuan rënie të hënën pranë 80 dollarë për fuçi, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të OPEC që do të zhvillohet këtë javë për një marrëveshje që pritet të frenojë furnizimet për vitin 2024.

Kontratat feature të naftës së papërpunuar ranë lehtë me 42 cent, ose 0.5%, pas rritjes së lehtë që shënuan në fillim të javës së shkuar. Kjo nisur nga pritshmëritë se Arabia Saudite dhe Rusia mund të vazhdojnë më shkurtimet e furnizimit edhe për vitin që vjen ndërsa OPEC mund të diskutojë planin për të ulur më tej prodhimin e naftës.

Takimi i OPEC ishte parashikuar të zhvillohej më herët, por u shty më 30 nëntor, për shkak të mosmarrëveshjeve me prodhuesit afrikanë. Megjithatë, sipas analistëve stoqet e larta të naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë presion në rënien e mëtejshme të çmimeve në tregje.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë po ashtu tha se pret një suficcit të lehtë në tregjet globale të naftës për vitin e ardhshëm, edhe nëse vendet e OPEC zgjasin shkurtimet e tyre të furnizimit.

Por, çmimet e naftës po ashtu janë stabilizuar ndjeshëm edhe pas zbutjes së tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme pas një armëpushimi në Gaza dhe shkëmbimit të pengjeve e të burgosurve.

Nderkohe qe cfaredo te ndodhe ne bote me ulje cmimi te naftes dhe nenprodukteve te saj, ne Shqiperi nuk leviz nga çmimi i 2 mije leke per liter, eshte stampuar ka disa muaj ne kete shifer. Kemi ‘burse’ me vete ne. Ne Shqiperi shihet vetem atehere kur rritet bursa qe shohin te tjeret, per te rritur menjehere cmimin

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button