Aktualitet

Ambasada Amerikane del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë: Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një informacion të rëndësishëm për qytetarët ku u ka bërë thirrje që të mos bien pre e mashtrimeve për viza, në këmbim të parave.

Sipas njoftimit të Ambasadës, këto mashtrime bëhen përmes faqeve të rreme të internetit.

“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button