Aktualitet
Sherr me thika në shkollën “Qemal Stafa”, dëmtohet lehtë një 15-vjeçar

Nga burimet bëhet me dije se një konflikt mes nxënësve ka ndodhur në shkollën “Qemal Stafa”. Mësohet se dy nxënës të moshës 15 vjeç janë konfliktuar me thika. Si pasojë njëri prej tyre është lënduar lehtë.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




