Aktualitet

Tirana ‘pushtohet’ nga turistët, pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku turistët lëvizin në grup

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, edhe në këto ditë të nxehta korriku gjallëron nga turistët e huaj, që kanë zgjedhur ta vizitojnë atë. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku turistët lëvizin në grup.

“Mirëmëngjes dhe me këtë parakalim turistik në Tiranën e pushtuar si asnjë vit më parë nga vizitorët e huaj, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.Kujtojmë se turizmi ka kapur shifra rekord në 2024-ën. Në total në janar-maj numri i të huajve që erdhën në vendin tonë regjistroi shifrën mbi 3.3 milionë, apo 38.2 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Sa i përket muajit qershor në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit kanë kaluar mbi 1 milion pasagjerë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button