Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon i revoltuar avokati i Berishës: Dilni nga shtëpitë, thyeni sportele, rrihni policët dhe vrisni…

Mbrëmjen e djeshme në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Mbi ngjarjen ka reaguar avokati Genc Gjokutaj, i cili është shprehur se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për revoltë popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e ë rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët.

Ai ka shkuar edhe më tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët, të cilët sipas avokatit po u vjedhin qytetarëve të ardhmen.

Postimi i plotë:

Te dashur Shqiptare!
Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!
As me amendime ligjesh!
Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!
Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!
Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!
Dilni nga shtepite sot!
Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!
Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!
Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!
Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button