Aktualitet

Pas kërkesës së Donald Trump, Google Maps do t’i ndryshojë emrat e dy vendeve në SHBA

Google ka bërë të ditur se në platformën Google Maps do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës, pasi të përditësohet në Sistemin e Emrave Gjeografikë në SHBA.

Gjithashtu, emri Denali në Alaskë do të bëhet Mount McKinley, pas kërkesës së Trump.

“Ne kemi marrë disa pyetje mbi emërtimet brenda Google Maps. Kemi një praktikë të gjatë të aplikimit për ndryshimin e emrave kur ato janë përditësuar në burime zyrtare qeveritare”, ka thënë kompania amerikane, raportoi TheHill.

Trump ka deklaruar disa herë për ndërrimin e emrit  të Gjirit të Meksikës.

Kjo zyrtarisht është bërë në dokumente amerikane, ndërsa për Denalin, që është maja më e lartë në Alaskë, kishte vendosur ta ndërronte emrin që ia kishte vënë ish-presidenti Barack Obama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button