Aktualitet

Arrestohet një 58-vjeçar, në banesën e tij humbi jetën punëtori pasi ra nga lartësia

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi një ditë më parë në banesën e tij humbi jetën shtetasi B.K, i cili teksa po punonte ra nga lartësia.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia” tha policia.

Kujtojmë që ngjarja ku humbi jetën punëtori 67-vjeçar ndodhi ditën e djeshme, ku 58-vjeçari teksa po punonte ra nga soleta e banesës 4 katëshe dhe ndërroi jetë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button