Aktualitet

“Ne jemi qeveria, nuk bëjmë premtime elektorale”, Rama: Ëndrra jonë, Shqipëria në Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” u shpreh se qeveria nuk bën premtime elektorale, por programet e prezantuara janë pjesë e planeve për zhvillimin e vendit.

Rama ndër të tjera tregoi edhe ëndrrën e tij dhe të gjithë shqiptarëve , e cila është Shqipëria në Bashkimin Europian, teksa u shpreh se gjithë të tjerat janë plane qeverisëse.

“Ne jemi qeveria dhe shumica që qeveris dhe ne nuk bëjmë premtime elektorale. S’kemi bërë as në 2021 as në 2017 sepse në aspektin e punëve ne ndajmë informacion me publikun. Çfarë do bëjmë është pjesë e planeve tona dhe jo e ëndrrave tona. Ëndrra jonë është një, Shqipëria në Bashkimin Europian. Të gjitha të tjerat janë plane qeverisëse. Kështu që nuk janë premtime në sensin ‘hajt ta marrim njëherë votën pastaj shohim e bëjmë’”, shprehet Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button