Aktualitet
Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri në Korçë

Nuk ndalen ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit. Kryepolici Ilir Proda ka emëruar Uljan Shpatarakun si drejtor të ri të Policisë së Korçës. Ai zëvendëson Erion Ahmetin, i cili është transferuar në drejtimin e Policisë së Elbasanit.
Ky është vetëm një nga ndryshimet e shumta të ditëve të fundit, ku janë prekur drejtues komisariatesh dhe qarqesh në të gjithë vendin. Deri tani, nuk ka një sqarim zyrtar për arsyet e këtyre lëvizjeve në strukturat drejtuese.




