Aktualitet

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë

Dalja në det e çdo mjeti lundrues në Sarandë është ndaluar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.

Sipas Kapitenit të Portit Sarandë, Fotin Kona, priten erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt.

Për këtë arsye, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.Ky ndalim hyn në fuqi nga ora 06:00 e datës 30 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button