Aktualitet
Blerim Shera: Zero tolerancë ndaj ndotjes së mjedisit në Vorë

📢 Njoftim nga Kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera
Në fshatin Kuç dhe përgjatë aksit Vorë – Marikaj janë konstatuar raste të përsëritura të 🚮 hedhjes së mbetjeve në mënyrë të paligjshme, si nga qytetarë ashtu edhe nga biznese, të cilët abuzojnë me hapësirat publike dhe dëmtojnë rëndë mjedisin.
❌ Ky veprim është i turpshëm, i papranueshëm dhe një shkelje e qartë e ligjit.

⚖️🚯 Bashkia Vorë nuk do të tolerojë më raste të tilla. Të gjithë personat dhe subjektet që ndotin mjedisin do të përballen me masa ndëshkimore, deri në gjobë dhe procedime ligjore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
🌍 Mjedisi është pasuri e përbashkët e të gjithëve. Kush e shkel, dëmton jo vetëm veten, por edhe komunitetin ku jeton.




