Aktualitet
TABELA: Celibashi shpall rezultatin paraprak, PS fiton thellë Vorën, ja sa vota kanë marrë kandidati i Bashës dhe ai i Berishës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur rezultatin paraprak të Bashkisë së Vorës.
Në daljen për mediat Celibashi tha se kandidati i Shtëpisë së Lirisë Lulzim Vrana ka marrë 2589 vota, kandidati i PS, Blerim Shera ka marrë 7530 vota, ndërsa kandidati i PD, Ymer Marku ka marë 687 vota
Ndërkohë bëri të ditur se 219 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedhin asnjë kandidat.





