Aktualitet

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja akset rrugore që do bllokohen! Ministria: Përdorni rrugë alternative

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës njofton se, për shkak të ndërhyrjeve për rehabilitimin e shtresave asfaltike në aksin Vorë–Ura e Dajlanit, do të ketë bllokime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës. 

Sipas një plani të ri të menaxhimit të trafikut, të hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke filluar nga mbrëmja e sotme, 14 tetor, do të kufizohet lëvizja në drejtimin Vorë-Durrës gjatë orarit 23:00 – 06:00. Përdoruesit e rrugës këshillohen të ndjekin rrugë alternative, ndërsa ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërhyrje të domosdoshme. 

Njoftimi: 

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës njofton: Nisur nga situata e trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim të plotë më Policinë e Shtetit kanë hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut. 

Duke filluar që sot, datë 14 tetor, nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente: 

Vorë-Maminas, 

Maminas-Sukth, 

Sukth-Fllakë, 

Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, 

Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit. 

Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment. 

Të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës. 

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. 

Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi! 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button