Aktualitet

Rrëshqitje dherash në disa fshatra të Vlorës, bllokohen rrugët/ Banorët kërkojnë ndërhyrje: Po neglizhohet situata

Reshjet e dendura të së mërkurës shkaktuan rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, duke bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh Peshkëpinë me Vllahinën dhe Pocemin.

Dhjetëra mjete mbetën të bllokuara, ndërsa rruga, e riasfaltuar vetëm pak kohë më parë dhe e lidhur me rrugën e re të Poçemit, u mbulua nga dheu.

Probleme të ngjashme janë shënuar edhe në fshatin Romës të Bashkisë Selenicë, ku rruga është përmbytur sërish nga uji dhe balta, duke u bërë e pakalueshme.Banorët shprehen të revoltuar, duke akuzuar autoritetet lokale për mungesë masash dhe neglizhencë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button