Aktualitet
Dy mina me telekomandë me vete, sa do i shiste i riu nga Sukthi!

Në Durrës, një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas dyshohet se do t’i shiste me çmimin 2000 euro.
Sipas policisë i riu me iniciale V.N., 29 vjeç, banues në Sukth, ka qenë i dënuar më herët për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.
Policia kishte informacione se iu riu lëvizte me lëndë eksplozive me vete dhe në kuadër të operacionit të koduar “Telekomanda”, ka bërë ndalimin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.




