Aktualitet

Kroacia ‘zgjohet’ nga lëkundjet e tokës, tërmeti 5.2 ballë godet vendin

Kroaci- Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur Kroacinë qendrore mëngjesin e sotëm.

Epiqendra e tërmetit ishte 50 km në juglindje të kryeqytetit Zagreb.

Televizioni shtetëror kroatnjoftoi se tërmeti u regjistrua rreth orës 07:28 të mëngjesit të sotëm. Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Sizmiologu Kresimir Cook deklaroi se epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Petrinias. “Ne nuk kemi një informacion deri më tani, por është e mundur që një tërmet i tillë të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën ku ishte epiqendra, e cila është ngjitur me qytetin e Petrinia,” i tha Cook .

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button