Aktualitet

Djegia e makinave në Vlorë dyshohet e qëllimshme! Njëra ishte marrë me qira

Të tjera detaje janë zbuluar për djegien e dy automjeteve në qytetin e Vlorës.

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se makinat janë djegur qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se makinat janë një Golf 6 i zi me targa AB022BL dhe një Ford i bardhë me targa AA 401 XF.

Po ashtu mësohet se dy shtetaset, të cilave iu dogjën makinat ishin të afërme me njëra-tjetrën, ndërsa një nga automjetet ishte marrë me qira.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button