Politikë

Pas Agron Dukës, Basha bie dakord me dy aleatë të tjerë

Tiranë- Pas kreut të PAA-së Agron Duka, kreu i PD-së Lulzim Basha ka gjetur dakordësinë dhe me dy aleatë të tjerë.

Raportohet se Dashamir Shehi dhe Nard Ndokado jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë edhe në Shkodër.

Të dyja këto parti do të kenë kandidatë dhe në qytete të tjera të vendit, por jo në pjesën e sigurt të listave. Ndërkohë negociatat vazhdojnë me Partinë Republikane dhe PDIU. Kreu i PR, Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi do të jenë në listat e PD, por ndërkohë po diskutohet për emra të tjerë që do të përfshihen në listat të sigurta në këto parti.

Gjatë gjithë kësaj jave një grup negociator nga Partia Demokratike janë duke punuar për të përfunduar marrëveshjet me aleatët e koalicionit opozitar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button