Aktualitet
Surprizat e motit, IGJEUM bën parashikimin: Temperaturat arrijnë në -15 °C

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon ulje të temperaturave. Sipas IGJEUM pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme pritet të ketë reshje lokale të dobëta në disa zona të lokalizuara.Ndërsa në zonat malore në juglindje të vendit, mbi 500 metra mbi nivelin e detit priten reshje në formë dëborë. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet që në bregdet të arrijnë -1 / 5 °C, në vendet e ulëta -4 / 2 °C dhe në vendet malore -15 / -3 °C.




