Aktualitet

Zhduket ish-arbitri italian në Shqipëri, makina që mori me qira u gjet e djegur në Pukë

Prej më shumë se 10 ditësh ish-arbitri italian, Davide Pekoreli është zhdukur në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë se makina që kishte marrë me qira ai në Aeroportin e Rinasit u gjet u djegur ndërkohë që brenda saj kishte disa objekte të Pekorelit.

Ai ka në pronësi një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, ndërsa ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A.

Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë. Ai kishte marrë me qira në makinë në datën 9 Janar. Kjo e fundit u gjet e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button