Aktualitet

Makina merr flakë në ecje në Dukat të Vlorës, shpëton shoferi. Policia: Ka vetëm dëme materiale

Vlorë- Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Vlorë-Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35 të mëngjesit të kësaj të hëne, në fshatin Dukat.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button