Mbyllet dega e LSI-së në Gjeroven të Beratit, largohet kryetari dhe 140 anëtarë

Mbyllet dega e LSI-së në fshatin bastion të Gjerovenit ku kjo partia kishte një nga bazat me të forta.
Mesditën e sotme kryetari i degës së LSI-së në këtë fshat dha dorëheqjen dhe u largua nga kjo forcë politike.
Kryetari i degës,Krenar Shehu u shpreh se vendimi im është i pakthyeshëm, pasi janë ndier të papërfaqësuar në këto 10-vite.
Menjëherë pas largimit të kryetarit të kësaj dege, kanë deklaruar “unanimisht” largimin nga LSI edhe 140 anëtarët e degës së fshatit Gjeroven.
Kjo deklaratë politike e kryetarit të degës së LSI-së Gjeroven u vendos gjatë një takimi të thirrur nga Shehu me anëtarët e degës që ai ka drejtuar prej 10-vjetësh.
Krenar Shehu: Unë si kryetar i LSI-së Gjeroven,pasi jam menduar gjatë,kam vendosur të largohem nga kjo parti politike. Ndihemi të papërfaqësuar pasi LSI është tallur me zonën e Gjerovenit. Duke nisur nga ish/kryetari i bashkisë që ishte kushëriri i Metës e deri tek listat e tanishme për deputete, vërehen se në lista janë sërish kushërinjtë e tij.
Edhe 140 anëtarët e degës së LSI-së së fshatit Gjeroven kanë deklaruar se,e kanë ndërmarrë vendimin për largimin e tyre nga LSI për arsye se të gjithë ndihen të papërfaqësuar.
“Ne kemi besim vetëm te Nasip Naço, sepse vetëm prej tij ndihemi të përfaqësuar” – janë shprehur ata.




