Aktualitet

Gjobat e për shkeljen e rregullave të Covid-19, OSHEE: Nga shkurti nis pagesa në faturën e energjisë

TIRANË- Gjatë muajit shkurt, të gjithë ata që janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid, do të paguajnë gjobat në faturën e energjisë elektrike, ose përndryshe do t’iu ndërpritet energjia elektrike. Ljamin e kanë dhënë  drejtuesit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të cilët kanë njoftuar se këtë muaj do të faturohen gjobat e vendosura që `prej fundit të muajit tetor, në bazë të listës së dërguar nga Policia e Shtetit.

Që në muajin janar një pjesë e gjobave kanë dalë në faturën respektive, dhe qytetarët kanë detyrimin për ta paguar. Në shkurt do filloj edhe pagesa, dhe në rastin që nuk paguhen gjobat, mund të cilësohen si debitorë dhe t’u ndërpritet energjia. Janë 55 mijë gjoba deri më tani, të tjera po vijnë”,thotë Elton Sevrani, administrator i Furnizuesit të Shërbimit Universal, OSHEE, për A2.

Gjatë katër muajve të fundit janë vendosur 55.800 gjoba për mosrespektim të masave anticobid. Por pas verifikimeve të kryera nga OSHEE, ka rezultuar se 22 mijë shkelës nuk rezultojnë abonentë individual të operatorit të energjisë, si dhe kanë pasaktësi të tjera në të dhëna. Gjobat e tyre i janë kthyer mbrapsht Policisë së Shtetit.

Drejtuesit e OSHEE shpjegojnë se për pretendimet lidhur me gjobat për mosrespektimin e masave anti-covid, qytetarët duhet t’i drejtohen Policisë së Shtetit, pasi operatori i shpërndarjes së energjisë, sipas aktit normative të nxjerrë nga qeveria, është vetëm zbatuesi në këtë proces.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button