Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Paralajmëron Soreca: Drejtuesit e partive kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për listat e kandidatëve

Tiranë- Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca me anë të një mesazhi iu drejtua drejtueve politikë në vend, kur vetëm dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Nga një forum, ku ishte i pranishëm Soreca u kujtoi drejtuesve se kanë përgjegjësi ligjore dhe morale që listat e kandidatëve të kenë standarde dhe integritet.

“Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE dhe të mos lejojnë që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje.

Drejtuesit e partive kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit. #AlbaniaFlag of Albania siguron ligjvënës të cilët do të mbështesin #EUFlag të agjendës së Reformës së Bashkimit Evropian në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button