Aktualitet

Ndërkombëtarët duan stabilitet mos sjellin prapë ushtarë”, zbërthehet Fatos Klosi: Ç’më thanë kur Nano ishte kryeministër

Fatos Klosi ish-shefi i Shërbimit Informativ tregoi në Shqip show një rast nga përvoja e tij kur ndërkombëtarët i kërkuan t’i thoshte kryeministrit të asaj kohe, i cili ishte Fatos Nano, diçka në emër të tyre.

“Një rast që më ka ndodhur mua kur isha në shërbim, më thirrën për të marrë përsipër një detyrë për t’i thënë kryeministrit diçka që ia kishin thënë në mënyrë diplomatike dhe ai bënte sikur se kuptonte.

Më thanë do t’i thoni kështu: Nuk jeni asnjë përqind e popullit të Evropës.

Asnjë përqind e prodhimit industrial, asnjë përqind e trafikut tregtar.

Kështu që ju as nuk na prishni dot punë, as nuk na ndreqni dot punë.

Por një gjë e duam patjetër: sigurinë.

Që të mos detyrohemi të sjellim sërish ushtarë për të mbajtur rendin në Shqipëri”, tha Klosi 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button