Aktualitet

Çfarë pritet të ndodhë? Nesër afati i fundit i masave, vjen reagimi i Komiteti Teknik i Ekspertëve

Data 25 mars shënon edhe fundin e afatit të masave anti-COVID në vend, ndërkohë që ditën e sotme pritet që të rishihen, pasi do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që të ketë një deklaratë për mediat në orën 15:00, ku do të komunikohen masat e reja të kufizimeve orare dhe ndryshimet që pritet të ndodhin.

Vetëm një javë më parë u botua në fletoren zyrtare vendimi i Komitetit Shkencor për ndalimin e grumbullimeve për shkak të masave anti-COVID, ku thuhej se grumbullimet ndalohen deri në 25 Prill.

Vetëm një javë më parë u botua në fletoren zyrtare vendimi i Komitetit Shkencor për ndalimin e grumbullimeve për shkak të masave anti-COVID, ku thuhej se grumbullimet ndalohen deri në 25 mars.

Gjykata Kushtetuese pas padisë së Partisë Republikane, e cila kërkonte nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve lejimin e grumbullimeve, i kërkoi qeverisë që të vendosë një afat se deri kur do të zbatohen këto masa.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button