Aktualitet
Basha e bëri Tiranën me 16 njësi, sqaron selia blu: Ishte lapsus, e kishim fjalën për degën 16 të PD

Partia Demokratike ka reaguar për gafën e bërë ku shkruante se Lulzim Basha ka qenë në Njësinë 16 në Astir në një takim me banorët, ku Tirana nuk ka as Lagje 16 as Njësi 16. PD shprehet se ishte një lapsus dhe se numri 16 ka qenë i referuar për degën e PD dhe jo njësinë e Tiranës.Sqarim: Te njoftimi për takimin me të rinjtë në zonën e Unazës së re, në njoftimin për shtyp ka pasur një lapsus. Fjala është për të rinjtë e degës 16 të PD dhe jo njësisë 16-të”, shkruan zyra e shtypit e PD-së.




