Vora News

Mbyllja e trafikut ajror/ Policia shoqëron 9 kontrollorë!

Policia ka shoqëruar 9 nga kontrollorët ajrorë të cilët ishin pjesë e protestës, që pezulloi edhe fluturimet në aeroportin e Rinasit. Siç raporton News24, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se kontrollorët janë shoqëruar pak para mesnatës, rreth orës 23:28 minuta.

Kontrolloët e Albcontrol nga dita e djeshme u futen në protestë për shkak të stresit që ndienin në punë pas uljes së rrogave të tyre, për shkak të krizës së pandemisë.

Janë identifikuar kontrollorët e trafikut ajror, të shoqëruar në policinë e Tiranës.

Nuk dihet gjendja juridike e tyre. Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë, raporton News24.

Mësohet se një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici dhe pjesa tjetër u shoqërua me forca policie pas mesnatës nga një ambient privat ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.

PROKURORIA NIS HETIMET

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button