Aktualitet
Krimi në Elbasan/ Rëndohet bilanci, gruaja vritet nga bashkëshorti, edhe një polic i plagosur

Rëndohet bilanci i ngjarjes së sotme në Elbasan! Mësohet se ish-polici me iniciale K.B., ka vrarë bashkëshorten e tij. Po ashtu mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një efektiv policie. Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe më pas është fshehur pas makinave, për t’u shpëtuar të plumbave të 68-vjeçarit.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie, i cili ka ndërhyrë për të shuar gjakrat, pasi kishte vënë re sherrin mes çiftit.
Por ish-polici ka qëlluar ndaj efektivit të policisë, duke e lënë të plagosur.
Ky i fundit u ka shpëtuar pasi është mbrojtur pas makinave të parkuara.
Më pas, ish-polici ka qëlluar me disa plumba ndaj gruas së tij, duke i marrë jetën.




