Aktualitet
Arrestohet në zyrë juristi i Kadastrës së Durrësit, veprimi që e fundosi

Paraditen e sotme është arrestuar juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se juristi është arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Durrësit në lidhje me një parcelë prej 2000 metra katrorë, në zonën e Plepave.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave. Policia ka ekzekutuar këtë të mërkurë urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.
Priten të tjera arrestime nga policia……




