Aktualitet

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë/ Në liqen u futën 6 fëmijë, 2 prej tyre s’dolën dot nga uji. Prindërit…!

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë pasdite në liqenin e Prushit, në Tiranë, ku janë mbytur dy të mitur.

Mesohet se në liqen kanë qenë duke u larë një grup fëmijësh, ku 4 kanë dalë nga uji, ndërsa 2 të tjerë jo.

Polumbarët e RENEA-s kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të të miturve.

Ndërkohë, priten edhe prindërit për të marrë të dhëna mbi viktimat, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Nga të dhënat e para, dyshohet që të miturit janë nga zona e Kombinatit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button