Aktualitet

“Respekt për Redin Çaushajn”, Rama mesazh për policin që u plagos pasi ndërhyri për të shuar një sherr në Himarë

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme për rastin e policit, Redin Çaushaj i cili mbeti i plagosur pasi ndërhyri për të shuar një sherr në Himarë, ku ndodhej aty rastësisht jashtë shërbimit.

Rama ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook ku duken duart e policit, i cili është i shtrirë në spital dhe po mbahet në monitorim nga mjekët, ndërsa krahas saj shkruan respekte për efektivin që ndërhyri për sherrin e rrezikshëm.

Reagimi i Ramës:

Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button