Aktualitet

Tentuan të futnin në Shqipëri 21.000 franga zvicerane pa i deklaruar, e pësojnë dy shtetasit kosovarë

Dy persona nga Kosova janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar të kalojnë një shumë parash prej 21 mijë frangash të pa deklaruara.

Sasia e parave është konfiskuar në cilësinë e provave materiale ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. S. dhe pasagjer shtetasin B. G. Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button