Aktualitet

Siguronin nga Italia euro false dhe i përdornin në Tiranë/ Arrestohen dy të rinjtë nga Kruja

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartëmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në kryeqytet.


Policia njofton se arrestimi i tyre u bë si rezultat i operacionit policor të koduar “Konvertimi”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button