Aktualitet

Lorenc Vangjeli: Tahiri do të gdhihet në qeli, por shumë politikanë sot do ta gdhijnë pa gjumë

Dënimi i Saimir Tahirit me burg ka tronditur shumë politikanë. Kështu u shpreh në ‘Kontrast’ analisti Lorenc Vangjeli, i cili nul përjashtojë mundësinë që si ish-ministër, Tahiri të ketë shumë materiale kompromentuese për një pjesë të politikës.

Ai tha se vetë Tahiri tashmë është në një pozicion delikat teksa shtoi se dilema e vetme është nëse ish-ministri do t’i përdorë këto materiale apo jo.

“Po, zoti Tahiri ka materiale të cilat nëse do të dilnin në dritë do të trishtonin shumë të majtë dhe të djathtë, emra të njohur të politikës shqiptare. Dilema është nëse do t’i përdorë Saimir Tahiri këto materiale. Varet deri se na çfarë mase shihet se i ka vajtur uji në fyt Saimir Tahirit. Është në një pozicion delikat. Derisa Tahiri të gdhihet në qeli, shumë politikanë nuk do t’i ketë zënë gjumi” – tha Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’ në Report Tv. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button