Aktualitet

Ka ardhur te PD për të fituar ca para”, LaCivita i përgjigjet ashpër Edi Ramës


Chris LaCivita i është përgjigjur nga studio e emisionit Opinion, ironive tyë kryeministrit Edi Rama ndaj tij, duke thënë se ka ardhur tek PD vetëm për të “fituar ca para”.

Përgjigja e LaCivita ka qenë me akuza, duke u shprehur se kreu i qeverisë bën ironi të tilla pasi nuk mbulon dot dështimin e qeverisë së tij prej 12 vitesh.

Po ashtu, LaCivita thotë se nuk përfaqëson SHBA, por thekson se kurrë nuk do të punonte kundër agjendës së administratës Trump.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Ka qenë vetë Kryeministri që tha se keni ardhur për të fituar ca para e më pas do të ktheni në Shtetet e Bashkuara.

LaCivita: Edi Rama e thotë këtë gjë sepse nuk mbron dot 12 vitet e fundit si Kryeministër që ka shkartuar çdo gjë. Nuk ka asgjë për të folur përveç se dështimeve të tij.

Fevziu: Do ju pyes pyetjen e dytë të ndjeshme. A keni folur me administratën amerikane për praninë tuaj këtu?

LaCivita: Jo. Nuk përfaqësoj Shtetet e Bashkuara. Jam një individ privat. Nuk punoj për qeverinë. Janë në dijeni. Kurrë nuk do të punoja kundër agjendës së Presidentit nëpër botë. Por nuk kam nevojë për lejen e ndokujt për të bërë atë që jam duke bërë. Jam këtu për një pikëpamje politike. Angazhimi im dhe aftësitë e mija që të sigurohemi që partia demokratike do të fitojë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button