“Mbështetës i palodhur për ne”, Rama konferencë me Costën: Sfida të përbashkëta në procesin e integrimit europian

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, duke e vlerësuar atë si një mbështetës të palodhur të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Rama theksoi se çdo takim me zyrtarin e lartë europian është një mësim i vyer që buron nga përvoja e tij e madhe në çështjet globale.
Kreu i qeverisë nënvizoi se në një kohë sfidash të përbashkëta, fokusi kryesor i Shqipërisë mbetet zbatimi me sukses i reformave të ndërmarra.
Kryeministri Edi Rama: Për herë të pestë në Tiranë, në Shqipëri një miku gjithnjë dhe më shumë të vendosur dhe të çmuar të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor. Mbështetës i palodhur që në krye të herët të BE dhe të bashkimit të Ballkanit Perëndimor me BE. Mirëserdhe i dashur Antonio, është gjithnjë kënaqësi jo vetëm për protokollin, por për faktin se çdo takim me Presidentin është mësim. Mësimi nga një eksperiencë e madhe dhe patjetër nga një njohje e thellë e çështjeve të Europës dhe të botës. Dua ta falënderoj për angazhimin e vazhdueshëm dhe të palodhur. Në një kohë kur të gjithë së bashku përballemi me shumë sfida, që janë gjithnjë dhe më të përbashkëta. Po ashtu ne ndajmë plotësisht me presidentin se pjesa kryesore e punës sonë këtu, mbetet puna jonë. Ne kemi detyra për të përmbushur jo për hir të Brukselit, por për hir të përmirësimit të pushteteve të pavarura në Shqipëri. Në këtë fazë theksi kryesor është zbatimi i atyre reformave që janë kryer me sukses. Natyrisht që është një proces me shumë sfida.



